Shqiptari me famë botërore, make up artisit Mario Dedivanoviç ka publikuar një video nga masterclassi që zhvilloi në 26 maj në Tiranë në rrjetin social instagram. Mario ka zgjedhur që pjesë e videos të jenë dhe intervistat e disa personave pjesëmarrës në masterclass të cilët u intervistuan nga gazetarja e News 24, Aurora Golemi.

Mbi 2200 persona,  më së shumti grimierë nga rajoni, Europa e me tej u mblodhën së bashku tek Pallati i Kongreseve ku  mësuan teknikat e make up-it  të Marios  masterclassin e parë qe ai mbajti në kryeqytetin shqiptar.  Mario ka miliona fansa anembanë botes pasi është grimeri personal i të famshmes Kim Kardeshian.

Mario u shfaq i prekur në skenen e Pallatit të Kongreseve ku tha se nuk po e besonte se një sallë e tillë e madhe do të mbushej plot. “Nuk kam fjale tu them sa e vlerësoj, kjo klase ishte speciale për mua, pasi unë jam shqiptar. Kurrë nuk e kisha menduar se do te organizoja një klasë këtu në Shqipëri, për të qenë i sinqerte nuk mendova se do kishte njerëz qe do ishin kaq të interesuar. Kjo është sureale për mua, është një ëndërr. Dua ti falenderoj të gjithë ata që kanë ardhur nga Europa, nga Ballkani dhe Shqipëria, e ndjej mbështetjen tuaj çdo ditë nëpër komentet në rrjetet sociale. Ju jeni mbështetësit e mi më të mëdhenj ju falenderoj pa fund që keni ardhur” u shpreh I emocionuar Mario në fund të klasës. Mësohet nga organizatorët e këtij eventi se të pasmet e famshme të Kim Kardashian mund t’i kishim parë live tek Pallati i Kongreseve, po të mos kishte qenë për çmimin e kripur prej 1 milion eurosh që ajo kërkoi.

Pas masterclassit në një prononcim ,dy nga organizatoret Ketrina Jarazi dhe Agnesa Hadërgjonaj thanë se ylli i internetit Kim Kardashian, ka qenë në negociata për ta shoqëruar bashkëpunëtorin e saj më të afërt dhe grimierin personal  Mario Dedivanovic, gjatë Masterclass-it të tij në Tiranë.

Sipas tyre  arsyeja që e mbajti Kim-in larg shqiptarëve, ishte çmimi i biletave. “Kim Kardashian zakonisht kërkon 1 milion euro për të qenë pjesë e një eventi. Përveç kësaj, kërkon edhe avion privat. Plus që nuk është vetëm, duhet të ketë edhe pjestarë të stafit me vete. Nëpërmjet Marios, negociuam për një çmim pak më të ulët.

Por, pastaj do të kishim më shumë punë me sponsorat. Gjithashtu, i binte që çmimi i biletave të mos ishte kaq i ulët, sepse do të duhet të mbulonte 1 milion eurot që kërkonte Kim-i”, tha Jarazi për “Jo vetëm Modë”. Masterclassi i radhës i Marios do të zhvillohet në Neë York ku bileta Exclusive VIP kushton 749 dollarë  dhe ajo standarde vetëm 250 dollarë, një shifër e lartë kjo në krahasim me çmimin e biletave në Tiranë ku bileta standarde ishte vetëm 50 euro. Tirana u kthye për një ditë në kryeqendrën e bukurisë femërore ndërsa eventi i masterclass-it, ishte padyshim një promovim i mirë i Shqipërisë në sytë e të huajve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: