TIRANE– Një status i regjisorit Kastriot Çipi në Facebook, ku ka etiketuar edhe drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka shkaktuar replika dhe debate mes të dyve. Regjisori Kastriot Çipi ngrinte pyetjen nëse Çuli e di se sa metra katror truall ka Teatri sot.

Replikat e ashpra mes dy regjisorëve janë shoqëruar edhe me akuza personale ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Kastriot Çipi i kërkon Hervin Çulit të mos bëhet vegël e kryeministrit apo kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Përplasja e plotë:

Postimi i Kastriot Çipit: Hervin Culi a mund te me sqarosh qysh kur paska Teatri Kombetar vetem 1200 m2? A jane 1200 m2 truall apo ndertim?
Cili institucion e ka në pronësi oborrin e Teatrit? Po pishinen?
Nga dalin keto 9000 m2 te Teatrit te ri? Jane m2 ndertim, apo truall?
Mos u bëj vegël në duart e Ramës e Veliajt, përndryshe duhet të ndrrosh zanat kur ata të bien nga fiku!

Hervin Çuli: I nderuar Kastriot sjam e skam per te qene kurre vegel e askujt dhe e emocioneve personale te askujt.Sa metra katror ka Teatri eshte me letra dhe nuk e ndryshon dot as Velia as Culi as Cipi.Klm

Kastriot Çipi: Por nuk iu pergjigje pyetjes! Je ti qe po riciklon mashtrimet e Veliajt! Te pyes serish: sa m2 truall ka sot Teatri Kombetar? Mos me thuaj se nuk e di, sepse je drejtor dhe neser do te jesh anetar i komisionit special qe do te beje negociatat me Fusha shpk.

Hervin Çuli: Dhe Kastriot zanatin te siguroj qe e bej mire ndryshe nga shume syresh qe bertasin lart e poshte dhe sma heq dot as perendia.Kam treguar qe punoj kudo,ne cdo qytet per te bere profesionin qe i kam dedikuar jeten.klm dhe njehere.

Kastriot Çipi: E di mire ti se sa mund te punosh si regjisor teatri ne Shqiperi nese nuk të do pushteti…

Debati-Çipi-Çuli

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb