Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më ministër i Brendshëm. Më herët në media u fol se ai i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama por burime të besueshme qeveritare pohojnë për “BalkanWeb” se ai është shkarkuar nga detyra dhe nuk është larguar me vullnetin e tij e kjo për shkak të një vendimi të kryeministrit Rama për ta ngarkuar Tahirin vetëm me detyrën partiake të drejtimit të PS-së së Tiranës.
Të njëjtat burime pohojnë për “BalkanWeb” se në postin e tij do të emërohet me shumë gjasë, Niko Peleshi, i cili njëherazi do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.
Shumë enigma shoqërojnë largimin e Tahirit nga ministria e Brendshme, ndërkohë që kujtojmë se ai është akuzuar mjaft ashpër jo vetëm nga opozita por edhe nga LSI-ja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb