BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, vijon të jetë i pranishëm në Samitin dyditor të NATO-s, në Bruksel, ku është takuar me shumë liderë botërorë. Mes këtyre personazheve, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Ka qenë vetë Rama që ka postuar në profilin e tij të ‘Facebook’-ut një foto me Trump, ndërsa kryeministri e ka cilësuar si ‘foton e ditës’. Ndërkohë mes dy liderëve ka pasur edhe një shtrëngim duarsh, ku Rama shihet mjaft i qeshur.
Kujtojmë se pak para zgjedhjes së Trump në krye të SHBA-ve, kryeministri Edi Rama shprehu qëndrimin e tij kundër politikave të presidentit të Amerikës.
Pjesë e delegacionit shqiptar është edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo pohoi se presidenti Trump gjatë fjalës se tij në seancën e sotme plenare të samiti ka përgëzuar dhe vlerësuar nominalisht Ramën për fjalën që ky i fundit ka mbajtur në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës.
(ed.me/BalkanWeb)