TIRANE- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ka degraduar në përplasje dhe fyerje debati mes kryetares se Komisionit Albana Vokshi dhe kryetarit te Bashkise Erion Veliaj.

Vokshi: Të nxjerr jashtë se je i paftuar.

Veliaj: Ke pasion aktoren, e ke sjellë teatrin në Kuvend

Vokshi: Në cilën shkollë ma tregon aritmetikën mua?

Veliaj: E kam bërë në Amerikë, në Angli, në Shqipëri

Vokshi: Mbylle, mos u trego arrogant, mbylle

Veliaj: Mos më sulmo, sic sulmove parkun e liqenit, sic sulmove qendrën.

Vokshi: Thojini më të heshti. Nuk të del 24 orë me mashtrimet e tua. O z. Veliaj, do thërras oficerët t’ju nxjerrin përjashta. Ndërpritet mbledhja e komisionit deri sa të heshti kryetari i Bashkisë.

Ekonomi: Nuk del dot përjashta se e ka thirrur mazhoranca. Ke 11 firma që të thirret Veliaj këtu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: