Fabio Capello, trajneri i skuadrës kineze Jiangsu Suning, në pronësi të bosëve të Interit, ka komentuar rreth konfliktit verbal që po zhvillohet mes Mourinho-s dhe patriotit të tij Conte.

“Conte nuk e ka kuptuar me kë ka të bëjë. Është fanella e Chelsea-it ajo që trazon trajnerët. Conte po bën atë që bënte Mourinho. Nuk mendoja se do të arrinte deri këtu”, ka thënë Capello.

“Mourinho është shumë i aftë në situata të tilla. Kërkon të heqë vëmendjen nga skuadra. Është e rëndësishme të dish fjalët e duhura në anglisht”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb