TIRANE – Zaimina Vasjari zbulon për herë të parë fytyrën e vajzës së saj, Khloe. Më shumë se një muaj më parë, këngëtarja shqiptare provoi gëzimin më të bukur në jetë atë të qënit nënë për herë të parë. Më 29 janar Zaimina solli në jetë vogëlushja e saj.

Por teksa në fotot që ka publikuar më parë këngëtarja nuk e ka treguar asnjëherë fytyrën e së bijës, ditën e sotme, me rastin e festës së gruas, e ka thyer rregullin.

Këngëtarja ka postuar një foto të Khloe-s në ditën e që lindi dhe shkruan: “Shiko botën dhe buzëqesh sepse pa ty, jeta do të ishte e pamundur! Gëzuar ditën e gruas! Po ndaj me ju ditën e parë të jetës së vogëlushes Khloe”.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb