Për fatin e mirë një tragjedi është shmangur sot në qendrën stërvitore të Chelsea-s. Një incident që mund të kishte shkuar shumë më keq fatmirësisht ka kaluar me vetëm dëme materiale.


Një tavolinë xhami është shkëputur nga tarraca e qendrës stërvitore të Chelsea-s për shkak të erës së madhe dhe ka përfunduar mbi makinën e Antonio Conte-s, raporton “the sun”.
sport-preview13
Si pasojë makina e italianit ka pësuar dëme të mëdha, duke bërë një të çarë të madhe në tavanin e saj.

Por jo vetëm kaq. Në ‘Cobham’, qendrën stërvitore, është shmangur tragjedia, sepse vetëm pak sekonda më parë kaloi aty drejtori i komunikimit të klubit londinez, Steve Atkins, që kishte parkuar makinën e tij pranë asaj të Conte-s.

(e.k/BalkanWeb)