INDONEZI – Vullkani Sinabung në ishullin indonezian të Sumatras, ka shpërthyer një kolonë hiri që është rritur deri në 5 mijë metra në atmosferë, ndërsa retë e nxehta të shkaktuara kanë zbritur përgjatë shpateve të saj. Për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë të lënduar.  Tg.com.

 

Vullkani, një nga tre më aktivët aktualisht në Indonezi, kishte mbetur i heshtur për katër shekuj para se të kthehej në shpërthim në vitin 2010, duke vrarë dy persona.

Një shpërthim tjetër në 2014 kishte shkaktuar vdekjen e 16 personave, ndërsa shtatë të tjerë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016. Në vitet e fundit rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë rreth malit.

(BalkanWeb)