ITALI- Policia italiane në Modena ka arrestuar një shqiptar në Modena, pasi gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.2 kilogram kokainë.

Ndalimi i 38-vjecarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar.

Pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme.

Me të hequr pikërisht këto drita, policia ka gjetur një pako me 1,184 kg kokainë në të cilën shkruhej vetëm një fjalë “bisha”. Dyshohet se dritat në pjesën e pasme të makinës shërbenin si kamuflazh për të fshehur në çatinë e mjetit drogën.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentesh false.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: