Kreu i “Facebook”, Mark Zuckerberg pranoi të takojë në Bruksel eurodeputetët që kërkojnë ardhjen e tij për të dhënë shpjegime në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve pas skandalit “Cambridge Analytica”, njoftoi sot Parlamenti Europian (PE).

“Zuckerberg do të jetë në Bruksel sa më shpeJtë të jetë e mundur, shpresoj që javën e ardhshme për të takuar, përveç të tjerëve, presidentët e grupeve të ndryshme në Parlament”, shpjegoi presidenti i eurodeputetëve, Antonio Tajani.

Ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë një konference për shtyp që mbahet tradicionalisht të enjteve, theksoi një burim i PE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: