Skëndërbeu shpallet kampion për të pestin vit radhazi (6 në total). Korçarët kanë siguruar titullin kampion pas fitorës së shënuar në shtëpi ndaj Flamurtarit 2­-0.Golat për korçarët u shënuan nga Latifi në minutën e 40­të, ndërsa Lila vulosi gjithçka në minutën e 89­-të.


Vendasit kaluan në avantazh me anë të Latifit, i cili shfrytëzoi më së miri pasimin e Stojkov duke çuar topin në rrjetë. Skëndërbeu e mbylli pjesën e parë në avantazh 1­0.

Ndërkojë skuadra e Ramelës provoi të barazojë shifrat me anë të Buval dhe Krujës, por pa rezultat.
Ishte mesfushori korçar Sabjen Lilaj i cili shfrytëzoi asisin e kosovarit Berisha dhe çoi topin drejt e në rrjetë. Lilaj realizoi golin e dytë të takimit duke kurorëzuar kështu triumfin e korçarëve.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Etiketa: