NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

4 lgj vaj ulliri
2-3 kokrra patate
1 kokërr qepë
Kripë
2 speca të kuq
200 gr salçiçe
Pak piper djegës
1 majë lk rigon
2 lgj majdanoz

Pergatitja

Fillimisht presim salçiçet në feta të holla. Qërojmë patatet dhe i presim në feta si portokall dhe i vendosim në një tas me ujë. Qepën e presim në shirita të hollë. Gjithashtu dhe specat i presim në shirita të trashë.

Vendosim 2 tiganë në zjarr, në secilin vendosim nga 2 lugë vaj ulliri. Tek tigani i parë vendosim patatet të kulluara dhe të thara me një pecetë, i kaurdisim si për skuqje duke shtuar në të dhe qepën të prerë shumë hollë (si për sallatë), pak kripë dhe i kthejmë lehtë herë pas here derisa të marrin një ngjyrë të artë.

Në tiganin e dytë shtojmë specat dhe salçiçet në feta, i trazojmë herë pas here derisa të kalojnë në një skuqje të lehtë. Bashkojmë më pas specat në tiganin me patate duke i trazuar lehtë me lëvizjen e tiganit jo me lugë. I japim shije me pak kripë, piper djegës të copëtuar, pak rigon dhe majdanoz të grirë imët. I përziejmë dhe i shërbejmë të ngrohta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb