TIRANE-Ka mjaftuar vetëm një telefonatë urgjence për të mobilizuar një strukturë të mirëfilltë mjekësore, si ajo e Spitalit Amerikan. Shpejtësia dhe kapaciteti mjekësor i standarteve më të larta, ka mundësuar në kohë menaxhimin dhe zgjidhjen e urgjencës tek pushuesi hungarez Szilagyi Bela, turist në Shkodër.

Ndodh të vish për pushime, por papritur të ndihesh keq dhe të kesh nevojë për ndihmë mjekësore. Ky ka qenë rasti i Szilagyi Bela i cili ka gjetur zgjidhjen te ndihma e menjëhershme dhe përvoja e stafit të Spitalit Amerikan. Sipas kirurges Dr. Sc. Lindita Shosha, turisti 65-vjeçar hungarez mbërriti në gjendje kritike për jetën, por falë ndërhyrjes kirugjikale gjendja e tij është normalizuar.

Pacienti ka ardhur me urgjencë në ambulancën e Spitalit Amerika n pas komplikacionit akut të shoqëruar me dhimbje të forta të barku, të vjella dhe nauze, situate e cila kërkonte një ndërhyrje urgjente.

Obstruksioni Intestinal, thënë me fjalë të thjeshta bllokimi i zorrëve është një patologji e cila prek më shumë meshkujt dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
thumbnail_hungarezi-2
Sipas kirurges së përgjithshme proktologe Dr.Sc.Lindita Shosha këto klasifikohen si ndërhyrje serioze për pacientët në rastin konkret është hera e dytë që bën obstruksion intestinal. Pacienti iu nënshtrua operacionit në kushtet e urgjencës, pasi u vlerësua nga gjithë stafi për shkak edhe të problemeve shoqëruese që kishte dhe operacioni kaloi me sukses. Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë. Aktualisht është në reanimacion dhe po merr kujdesin e duhur. Në bashkëpunim me ambasadën hungareze, u mundwsua mbështetja maksimale për shtetasin hungarez.

Spitali Amerikan prej vitesh njihet si një qendër e rëndësishme shëndetësore edhe për pacientët e huaj, qofshin këta rezidentë në Shqipëri, të ardhur për punë apo edhe për turizëm.

Profesionalizmi i stafit mjekësor, aparaturat më moderne, komoditeti që ofron, por edhe çmimet shumë konkurruese me vendet e tjera të Europës janë arsyet që shtyjnë të huajt të drejtohen në Spitalin Amerikan për asistencë mjekësore.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: