Organi me i lartë i futbollit, FIFA do të kërkojë që kamerat e televizionit të FIFA të mos fokusojnë shpesh tifozët tërheqës të futbollit, pasi ato konsiderohen si objekt seksi.

Lajmi është komunikuar nga kreu i departamentit të përgjegjësisë sociale pranë FIFA-s, Federico Addiechi, siç raportohet nga AP.

Addiechi theksoi se gjatë Kupës së Botës në Rusi, rastet e seksizmit ishin më të shpeshta se ato të racizmit. Në veçanti, ka pasur raste të shumta të ngacmimit nga ana e mbështetësve kundër gazetarëve.

FIFA zyrtare shtoi se vendimi është një “evolucion normal”, duke vënë në dukje se krahasuar me Kupën e Botës së mëparshme, fokusi ndaj femrave në tribuna është përmirësuar ndjeshëm.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: