A jemi vetëm ne në Univers? NASA do të lëshojë sot teleskopin e saj të ri në kërkim të planeteve me përmasa të ngjashme me ato të Tokës dhe të pranueshme, ndoshta, për të jetuar.

“Transiting Exoplanet Survey Satellite” (TESS) do të dërgohet në hapësirë në orën 22:32 GMT nga një raketë Falcon 9 e SpaceX që prej Cap Canaveral, në Florida.

Me një kosto prej 337 milionë dollarësh, kjo pajisje do të ketë për mision skanimin e yjeve më pranë Tokës dhe më të ndritshëm në kërkim të ekspoplaneteve në orbitën e tyre.

Ashtu si Kepler, teleskopi i parë i lëshuar në vitin 2009 nga agjencia hapësinore amerikane, TESS përdor metodën e tranzitit që detekton planetet kur ato kalojnë para yllit të tyre dhe zbehin gjithashtu dritën e tyre.

Sipas NASA-s, TESS mendohet të ketë zbuluar 20 000 ekspoplanete, 50 prej të cilëve me përmasat e Tokës dhe rreth 500 që ishin dy herë më të mëdhenj se planeti ynë./Ata
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb