Ajo është bërë e njohur me personazhin e Sulltaneshës Hyrem, në filmin Sulejmani i Madherishëm, por për Meryem Uzerli jeta private nuk ka shkuar si duhej.

Ajo është ndarë nga babai i vajzës së saj, e më pas nga i dashuri.

Tashmë duket se fati po i buzëqesh. Ajo është në një lidhje me Bassel Alzaro, i cili i ka propozuar për martesë.

Pak ditë më parë ai ka takuar familjarët e saj e më pas janë nisur drejt Dubait, ku kane kaluar momente romantike.

Në një video të postuar nga ajo, duket unaza me diamant e ‘Hyremit’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb