Shteti i Hauait u përfshi nga paniku të shtunën në mëngjes kur banorët morën një parlajmërim telefonik për një kërcënim me raketa balistike, që u dërgua aksidentalisht nga Mbrojtja Civile, por që nuk u korrigjua edhe pas një ore.

Kjo telefonatë ndodhi në 08.07 me orën lokale dhe bëri që të frikësohej një shtet i tërë. E gjith♪7 situata e panikut u shkaktua nga një punonjës i Mbrojtjes Civile, që shtypi “butonin e gabuar”.

This was the alert which was issued among residents at 8.08am, sparking hysteria and panic

Gabimi u korrigjua nga agjencitë qeveritare në twitter rreth 1 orë më vonë, duke u shprehur se ishte alarm fals. Po ashtu qytetarët u lajmëruan edhe në telefon, edhe pse disa thonë se nuk morën një telefonatë të dytë.

Por deri në momentin e qartësimit të situatës, banorët e tmerruar e turistët, mes tyre edhe legjenda e basketbollit Magic Johnson, u dyndën në strehimore dhe në garazhe nga frika e një sulmi bërthamor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: