Benik Afobe nuk është shumë i njohur në futboll, por sulmuesi i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në “Championship” së fundmi padyshim që ka arritur të bëjë sensacion.

Në datën 1 qershor Afobe ishte zyrtarizuar si lojtari më i ri i Wolves. Megjithatë lojtarit i kanë mjaftuar pak ditë në skuadrën e re për të kuptuar se nuk mund të qëndronte më tepër, duke zgjedhur të largohet për një aventurë të re.

Gjatë ditës së djeshme Stoke ka zyrtarizuar sulmuesin Afobe si blerjen më të re të skuadrës, ndërsa e gjitha kjo histori ka marrë vëmendjen kryesore e mediave sportive në Angli. Dy skuadra brenda 11 ditësh, këtë mundet ta bëj vetëm Benik Afobe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb