Partizani arrin një fitore të madhe në Kukës, thyen vendasit dhe në pritje të Skënderbeut që luan me Tiranën, merr kreun e Kategorisë Superiore. Xhevahir Sukaj shënon mbase golin më të rëndësishëm të sezonit, shënon në minutën e 93-të duke e bërë dhe më emocionues këtë fitore. Partizani tregon karakter dhe dëshirë për të fituar, luan me dhjetë lojtarë pas daljes më karton të kuq të Hoxhës në minutën e 41-të, mbi të gjitha kanë me vete edhe fatin. Kukësi humbet shumë në këtë takim, humbet një 11m, humbet pathyeshmërinë, dhe tashmë vendos në pikëpyetje vendin e tretë. Në Stadiumin “Zeqir Ymeri”, Kukësi-Partizani dhuruan praktikisht gjithçka, kartonë të kuq, raste të shpërdoruara, një gol të bukur nga Sukaj dhe një fund të lumtur për ekipin kryeqytetas.


Ka zgjatur shumë pak euforia e Tërbunit pas atij suksesi të pabesueshëm në Korçë, Pukjanët zbresin me këmbë në tokë teksa Teuta i mposhti me një poker golash. Durrsakët tashmë i bëjnë presion nga shumë pranë Kukësit, vetëm golavarazhi më i mirë i mban verilindorët në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve. Takimi nisi me një ritëm të shfrenuar në një kohë kur brenda tetë minutash u shënuan dy gola, fillimisht Magani kalojë Teutën në avantazh ndërsa Kaçaj barazoi shifrat në 1-1. Në fundin e pjesës së parë ishte Musta që rikthehu Teutën sërish në avantazh. Në pjesën e dytë, Teuta arriti të gjente edhe dy herë rrugën e rrjetës me Maganin dhe Hilën duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-4.

Fundi i klasifikimit vazhdon të ndryshojë nga java në javë. Bylis merr një fitore të rëndë në shtëpi përballë Laçit duke iu shkëputur sërish zonës së ftohtë. Përballë një Laçi totalisht të dorëzuar në kampionat, Bylsi arriti të merrte këtë trepikësh të artë edhe pse me mjaft vështirësi në një kohë kur Vera i dhurojë fitoren me golin në kohën shtesë.

Vllaznia ishte skuadra që përfitojë më shumë nga java e 31-të. Shkodranët mposhtën një rival të drejtë për drejtë si Flamurtari, përfituan nga humbja e Laçit dhe tashmë e shohin vetën në vendin e 6-të në kuotën e 32 pikëve. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte për Vllazninë që le pas plotë katër skuadra dhe merr frymë thellë. Cicmil në minutën e parë dhe Shtubina me fillimin e pjesës së dytë shënuan për Vllazninë ndërsa Dushku shkurtojë diferencat në minutën e 86-të, një humbje e rëndë kjo për vlonjatët që tashmë janë më pranë se kurrë me rënien një kategori më poshtë.
(er.shk/BalkanWeb)