Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se askush prej skenës politike nuk mund ta mbyllë vetëm procesin e dialogut me Serbinë.

Ai këto komente i ka bërë pas vizitës së tij, në një fabrikë, në Komunën e Kaçanikut.
“Shteti është i të gjithëve dhe askush nuk mund ta përmbyllë vetëm procesin, derisa askush nuk mund ta bllokojë ose vejë veto këtij procesi”, ka shtuar Thaçi.

Sipas tij, zhvillimet lokale apo disponimet populliste nuk do të mund të ndikojnë në axhendën shtetërore.

“Të gjithë të kalojmë mbi interesat partiake dhe elektorale. Kosova e ka përvojën e saj dhe sa herë jemi bashkuar kemi fituar. Ky proces i dialogut do të mbyllet me njohjen de jure të Kosovës nga Serbia”, ka shtuar Thaçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb