SHBA-Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, shkarkimi i të cilit u njoftua sot në mëngjes nga presidenti amerikan, Donald Trump, vlerësoi se presioni i komunitetit ndërkombëtar mbi Korenë e Veriut ka dhënë “frutet” e saj përtej pritshmërive.

Në një deklaratë të shkurtër, ish-pronari i industrisë që do të vazhdojë deri në fund të marsit të jetë shef i diplomacisë amerikane, numëroi disa arritje, duke filluar nga Koreja e Veriut.

“Duke punuar me aleatët tanë, ne kemi tejkaluar pritshmëritë e të gjithë botës me fushatën e presionit mbi Korenë e Veriut”, tha ai.

Donald Trump dhe kreu koreanoverior, Kim Jong Un pritet të takohen në fund të majit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: