TIRANE- Rreth 665 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar ditën e sotme nga policia e kryeqytetit në zonën e Bërzhitës. Bima narkotike ishte mbjellë në tre parcela, ndërsa sipas bluve të kryeqytetit ende nuk dihet se cilët janë kultivuesit e bimës narkotike.

Pas evidentimit dhe asgjësimit të bimëve narkotike, efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet po punojnë për identifikimin e kultivuesve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: