ITALI- Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në qytetin e Ferrara, pasi është kapur me rreth 1 kilogram kokainë të pastër në makinë.


Në pranga ka përfunduar shqiptari me inicialet B.F 42-vjec. Policia ndaloi shqiptarin për kontroll rastësor, por duke parë nervozizmin e tij është kryer kontroll më i imtësishëm në makinë, ku është gjetur lënda narkotike e ndarë në pako gati për t’u shitur në treg.

Shqiptari nuk ka arritur të bindë policinë se pse ndodhej në atë zonë, pasi jetonte në Piemonte.

Mediat bëjnë të ditur se nëse e gjithë ajo sasi kokaine do të dilte në treg, përfitimet do të arrinin deri në 300.000 euro. Policia ka sekuestruar kokainën si dhe makinën e shqiptarit.

(d.d/BalkanWeb)