Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi dje një marrëveshje me evropianët për të mbyllur hapësirat e tekstit të vitit 2015 mbi bërthamoren iraniane, në të kundërt SHBA-ja do të tërhiqet nga ky angazhim ndërkombëtar.

“Ky është shanci i fundit. Në mungesë të një marrëveshje të tillë, SHBA-ja nuk do të pezullojë sërish sanksionet kundër Iranit që të qëndrojë në marrëveshjen mbi bërthamoren iraniane”, paralajmëroi presidenti amerikan në një komunikatë, shkruan ata.

“Nëse në çdo çast vlersoj se një marrëveshje e tillë nuk është brenda mbikëqyrjes tonë, do të tërhiqem nga marrëveshja menjëherë”, kërcënoi ai.

Nga ana tjetër, Thesari amerikan vendois sot sanksione të reja të shënjestruara kundër 14 personave apo subjekteve iraniane kryesisht për shkelje të të Drejtave të Njeriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb