TIRANE– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shprehur qëndrimin e tij kundër për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Duka theksoi se taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin.

Ai tha se ky është veprim shumë i hershëm, ndërsa shtoi se ky hap duhej të merrej në një moment të përshtatshëm. Mes të tjerash Duka theksoi se që pas zgjedhjeve në vendin tonë kanë ndodhur disa protesta, gjë që sipas tij nuk kishte ndodhur kaq shpesh më parë. Teksa u ndal tek taksa për Rrugën e Kombit, Duka pohoi se për këtë çështje nuk duhet të ishte vetëm opozita kundër, por edhe disa zëra të PS-së.

“Klima e biznesit për momentin nuk është e mirë, pasi po taksohet në mënyrë të vazhdueshme. Taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin. Fillimisht u ulën qepenat një orë, një veprim simbolik. Dhe më vonë këto protesta ndoshta përshkallëzohen. Është rast i veçantë, nuk ka raste të tilla që kaq muaj pas zgjedhjeve ka protesta. Probleme ka pasur me Teatrin Kombëtar, me Rrugën e Kombit, që pati edhe dëmtim të pronës. Doja të thoja se ka një lloj arrogance nga qeveria. Ajo duhet të bënte takime me grupe interesi që do shkonte në marrjen e vendimeve të mira. Bëhet fjalë për shumicën. Gjykoj se ka të drejtë biznesi i vogël për TVSh. Pasi duke vendosur TVSH do rritet edhe çmimi, ka edhe kosto. Bizneset e vogla kanë problematike dhe në sasi, ku përveç asaj që diskuton tregun është dhe sasia. Është e parakohshme që biznesi i vogël të futet në skemën e TVSH. Në këto kushte që jemi nuk kemi arritur që të aplikojmë skemën e TVSH. Unë mendoj se çdo qeveri kur është në pozitë, duhet ta mendoj edhe veten e vet sikur është në opozitë. Rasti i taksës për Rrugën e Kombit nuk duhet të mbrohet vetëm nga opozita. E gjithë maxhoranca, PS nuk ka mundësi që të jetë në një mendje. Si mund të mbahen 11 persona, kur ishin më shumë. Disa u lanë, disa jo. Unë mendoj se reagimi i opozitës është normal fare. Opozita këtë detyrë ka, që të mbrojë popullin kur ka të drejtë. Duhet të reagonin edhe pjesë nga maxhoranca”, tha Duka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: