TIRANE- Identifikohet viktima e atentatit të sotëm. Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Memli Begalla. 64-vjeçari, nga Progonati i Tepelenës, është gjetur i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut. ‘BalkanWeb’ mëson se viktima, që më parë kishte emrin Afrim Begalla, ishte biznesmen, ndërsa ka një pikë shitje gomash në zonën e Yzberishit në autostradë. Po ashtu ai kishte edhe një biznes në qendër të Tiranës.


‘BalkanWeb’ bën me dije se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar, ndërsa e kanë goditur në kokë. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime që atentatorët të kenë qëlluar me silenciator.
130a2f99-d8e7-494d-802c-f37f6cb6a286

146a9e0a-2329-402a-a2e7-f3f204ca6618
Viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ai ishte banor i zonës apo kishte dalë në ish-Bllok. Thuhet se viktima ka qenë në Zvicër, ndërsa dyshohet se vrasja lidhet me konflikte të së shkuarës.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sakaq, në gjithë zonën e ish-bllokut janë ngritur pika kontrolli.
(ed.me/BalkanWeb)