DUBAI- Një grua vrau veten duke u hedhur nga Burj Khalifa në Dubai, që është edhe godina më e lartë në botë. Laura Vanessa Nunes, 39 vjeç, ishte dashuruar me një biznesmen të pasur.

Por kur marrëdhënia mes tyre pësoi krizë, ajo ra në depresion dhe kreu aktin fatal në nëntor të vitit të shkuar. Laura u hodh nga kati i 148-të. Por ngjarja nuk është raportuar në vendin autokratik.

Nëna e vajzës nga Afrika e Jugut thotë se jo vetëm nuk iu është dhënë informacion, por ajo vazhdimisht ka insistuar për të mësuar se përse një godinë si kjo, që është atraksion turistik, nuk ka rregulla sigurie.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: