TIRANE- Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia që pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasjen e Azem Hajdarit, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Prej disa muajsh ai bëri publike dashurinë e tij për një vajzë shqiptare me emrin Franca, e cila siç thotë Haxhia është lënduar nga armiqtë e tij në Shqipëri.

Postimi i plotë në Facebook
ok
Ne jeten time té veshtire e té trazuar nga mijra dallge té saj , e vetmja gje qe nuk kam bere ka qene genjeshtera.

Kam bere shume gabime e té keqia ndaj té tjereve por nuk kam luajtur me ndjenjat e askujt ,kam qene i palumtur ne çdo lidhje, i paplotesuar.

Ka disa muaj qe une po jetoj nje dashuri té madhe,qe me ka ndryshuar jeten, me ka bere té lumtur, me ka bere té njof vetveten, ta dua ate, ta dua jeten.

Nje dashuri kaq e madhe, kaq e paster, kaq e pafajshme nuk mund té mbahej brenda vetes, nuk mund té fshihej, nuk mund té frikesohej nga çmendina anadollake e opinjonit hipokrit shqiptar…

Me kembnguljen e dashurise time ,vendosem ta benim publike ,ne nje moment té veshtire qe po kalonim , momentin e lajmit per ekstradimin …

Na u sulen si hjenat té gjithe, ne radhe té pare femijet e mij, me nje fjalor té denje per halabaket e rrugeve, u sulen te afermit e dashurise time me viktimizime e thagma dhe fyerje ndaj meje.

U sulen kategoria me e ndyre e anonimeve té fshehur pas profileve fallso té FB, me mesazhe monstruoze, qe permbanin, sharje nga me té ndyrat, kercenime, fyerje, té denja vetem per ata.

Nuk mund ta honepsnin dot dashurine tone,lumturine tone.

U vune ne pergjim, thirren ne ndihme gjithe ligesite e tyre, dhe ju sulen nje femre te pambrojtur, me shpirt artisti qe nuk kishte degjuar kurre ndaj vetes se saj asnje sharje, asnje fyerje, asnje monstruozitet té tille.

Dhe shpirti i saj i ndjeshem u thye, u tulat u fye u tmerrua u tremb, nga keto hjena qe vetem ne Shqipri mund té gjenden.

Degjoni ketu o njerez té ndyre.

Ne nuk jemi si ju, ne nuk fshihemi si ju, nuk kemi ligesite tuaja té shpirtit tuaj qe nuk Ka njohur kurre dashuri, por vetem imoralitet e ndyrsillik, vetem poshtersi e ligesi .

Ne nuk beme asgje té keqe, vetem sa duhemi… kur qenka bere faj e krim dashuria?

Pse qenka faj dhe krim publikimi i kesaj ndjenje kaq te paster e pafajshme.

Ju e fituat nje beteje, por nuk mund ta fitoni kurre luften ndaj kesaj Dashurie kaq té madhe ,me gjithe metodat tuaja té ndyra e té neverirtshme.

Dashuria jone e paster, si pikat e lotit do té fitoje mbi gjithe pisllikun ,imoralitetin dhe ligesite tuaja. Té kaluara dashuria ime e perjteshme!!
(m.a/BalkanWeb)