FIER –Bashkia e Fierit i ka dhënë titullin ‘Qytetar nderi’ (pas vdekjes) Agur Vrenozit, qytetarit që ndërhyri për të ndaluar grabitjen në një pikë këmbimi valuator.

Titulli u akordua me vendim të Këshillit Bashkiak pas kërkesës së depozituar nga ana e këshilltarëve të djathtë dhe të majtë në shenjë vlerësimi për aktin heroik. Titulli iu dha nën motivimin, për kontributin e tij sublim për të mbrojtur jetën dhe vlerat qytetare.

Pak ditë më parë edhe presidenti Meta i akordoi Agur Vrenozit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve. Vrenozi u qëllua me plumb në kokë teksa u përlesh me grabitësit e pikës së exchange-t. Për ngarjen u arrestuan Luzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, për të cilët gjykata dha masën arrest me burg.

54-vjeçari Agur Vrenozi u vra të premten më 2 mars gjatë përpjekjes për të ndalur grabitësit në një pikë këmbimi valutor në Fier. Akti i tij u vlerësua nga shumë politikanë, ndërsa Kuvendi sot mbajti një minutë heshtje në nderim të tij.

agur-vrenozi agur-vrenozi-1 agur-vrenozi-2

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: