KUMANOVE- UÇK ka nxjerre deklaratën e pestë në të cilën shkruan se asnjë pjesëtar i kësaj force nuk është betuar që ti shërbejë atdheut dhe se ata janë tradhtuar nga disa banorë që kanë thirrur policinë. Sipas komunikatës, UÇK thekson se anëtarët e saj i kanë besuar vetëm Sokolit.

KOMUNIKATA E PLOTE
“Kumunikatë nr.5 ! Ushtria Çlirimtare Kombetare, e zhvilloi betejen e luftes në Kumanovë , në lagjen e trimave, ajo betejë ishte e pa pritur, ajo na erdhi dhurat nga qytetaret e vet lagjes, ne personalisht kerkojm ndjejsë per dëmet dhe vrasjet, maltertimet, ju kerkojmë falje, por kerkim falje duhet te del te kerkoj edhe disa prej banorve te lagjes se trimave te cilet i ftuan vet Sllavomaqedonasit per te ber masaker, fati ishte me ne.

Ne qëndruam për 37 orë përballë porcave te armikut, ju treguam se ne mundemi me ju, i njoftuam se ne perballemi me ju, prandaj lekcioni i Kumanoves ju ka dhen nje mesim gjith trdhetarve dhe Sllavo’maqedonasve. Ushtria Çlirimtare Kombetare, ishte ajo qe realizoi arenen e luftes dhe askush tjeter, nuk ka pasur as nje antar qe është thirrur qdo her në emer të AKSH-s kta individa qe jan disa u paten zhdukur kur ne filluam pregaditjet , gjithashtu edhe i vetshpalluri Komadant Hamdi Ndrecaj i cili dul hapur qe ju ka bashkuar UÇK edhe ajo është nje skenar i radhes nga rrenat e panumrta te Hamdi Ndrecaj nje manipolator qe qdo her po mundohet te manipoloj.

Kta dy AKSH dhe GRI te nderuar janë INDIVIDË jo Ushtri. Luftën e kemi bërë në ata që ishim në luften e Kosoves, në luften e Luginës, në Luftën e Iliridës 2001/ 2005 /. Të nderuar Shqiptarë qdo luftë ka humbje dhe fitore. Askush nga ne që kemi pranuar që të jemi në sherbim të atdheut, nuk jemi manipoluar dhe tradhëtuar i kemi besuar Sokolit dhe do i besojmë qdo her Kom.Sokolit, por q e kan manipoluar Sokolin nuk munden me then qe Kom.Sokoli esht tradhetar jo Kom.Sokoli u bë kurban për të gjith të tjerët edhe pse e kishte mundesin që të largohet me grupin tjeter që u larguan në mbrojtje te Sokolit, por Kom.

Sokoli u bë HERO. Shtabi i UÇK-s , bën me dije se, forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta, me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ. Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast. I bëjmë me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë, të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare evropiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajshme.

Ne nuk do të mbajmë më përgjegjësi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ. Strukturat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe rrinë larg vatrave të përplasjes me armë. Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve, gënjeshtrave, përçarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë i vetmi formacion shqiptar në IRMJ, që do ti dalin në mbrojtje popullit dhe do të shfarosin farën e keqe që ka mbirë dhe vazhdon të ushqehet nga krimi. Çdo ditë që po kalon, kundër parrullave dhe shpifjeve që po përhapen nga të gjithë anët, radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare po shtohen me djem nga të gjithë trojet shqiptare.

Kjo force besnike e idealeve dhe amanetit të dëshmorëve, do të luftojë deri në fund, për një shtet shqiptar kombëtar, të lirë dhe të pastër. Sot jemi më të fortë, e nesër do të jemi akoma më të fortë. ‪#‎VAZHDOJMË‬, LUFTA NUK KA PËRFUNDUAR. Rroftë Kombi Shqiptar. Komandant: Shtegtari i Lirisë Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Shtabi i përgjithshëm, Gostivar Data: 12 maj 2015. ora 12:30”, thuhet në komunikatën e UÇK-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: