Përgjigje pozitive për Romën që është OK, Interi nuk ndryshon, ndërsa PSG qëndron në pritje të gjyskimit, me dy javë në dispozicion për të rregulluar llogaritë, përkundrazi është në telashe. Në këtë pikë mbetet në pritje vetëm Milan, me vendimin e planifikuar për datën 19 qershor, ndërsa vendimet dhe gjykimet e tjera mbi Fair Play financiar janë bërë publike nga UEFA.

Praktikisht Roma është në rregull, do të jetë e mjaftueshme të bëjë vetëm një shitje, mbase Nainggolan, për tu rifutur në parametrat e UEFA, por që nga dje kkomisioni i UEFA-s ka mbyllur hetimin. Që nga nesër verdhekuqtë janë për shembull si Juventus. Ndërkohë, nuk ka përfunduar ende për Inter, që nuk ka kënaqur plotësisht kërkesat dhe pritshmëritë, ndaj do të qëndrojë nën kufizim, edhe për sezonin e ardhshëm të kupave, me shtrëngime sportive dhe financiare. Në fakt, klubi duhet të vlerësojë shpenzimet e bëra për merkaton e dy viteve të fundit, me blerjet që duhet të jenë në barazim me shitjet, me qëllim që të barazohen llogaritë. Nëse dëshiron të blejë, atëherë duhet të shesë.

Shumë më komplekse situata për klubin francez, për të cilin është vlerësuar tre-vjeçari 2015-2017, shkruan telesport. Për momentin asnjë sanksion. Për shkak se dy vitet e para janë vlerësuar më parë, në fakt ishte viti i fundit ai që është marrë në auditim. Dhe nëse blerjet e Mbappé e Neymar ishin formalisht korrektë, pesha e tyre financiare do të reflektohet në bilancin e vitit 2018. Për më tepër, shumë kontrata të dyshimta janë hetuar me kujdes, duke mos koresponduar me vlerën efektive të merkatos. Ndaj, për momentin akoma asgjë, por meqenëse kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të Fair Play, që konsistojnë në një ndërhyrje të menjëhershme, breda 30 qershorit PSG duhet të rregullojë të gjitha llogaritë. Përkundrazi rrezikon sanksione urgjente, për tu vuajtur në Championsin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb