Lideri i VV-së, Albin Kurti nuk i kursen sulmet ndaj qeverisë Haradinaj. Ndaj në një intervistë për T7 thotë se vendi ka devijuar falë qeverisë. Kurti tha se një intervistë për Televizionin 7 ku ka folur për Qeverinë Haradinaj dhe fundin e saj që Kurti nuk e sheh larg.
“Një qeveri me 52 deputetë nuk do të duhej të qeverisë me vendin, funksionimi i saj është praktikisht i pamundur në shtetin e Kosovës që është republikë parlamentare. Ne jemi të interesuar që kjo qeveri të rrëzohet’’, deklaroi ai.
Mes të tjerash Kurti tha se është i gatshëm që të mbështetin mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, porse fillimisht do ta harmonizojnë tekstin. Për rrëzimin e Qeverisë aktuale tash e disa javë është duke bërë plan Lidhja Demokratike e Kosovës për çka ka kërkuar mbështetjen edhe të VV-së.
(BalkanWeb)