SHBA-Një akrobat i Cirkut të Soleil ka vdekur gjatë një spektakli në Tampa, në Florida. Artisti, Yann Arnaud, ka rënë teksa po bënte një numër akrobatik në ajër.

Ai është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. ‘Familja e madhe e Cirque du Soleil është në shock dhe është e shkatërruar nga kjo tragjedi’, ka komentuar Daniel Lamarre, president i grupit. 38 vjeçari po performonte në ajër kur ra poshtë nga litari që qëndronte i varur.

’Atij ju dha menjëherë ndihma e parë por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të jetonte’, shpjegoi kompania në një njoftim për mediat.
methode%2Ftimes%2Fprod%2Fweb%2Fbin%2F6176c790-2af7-11e8-908b-95a753c47952
‘E gjithë familja e Cirque du Soleil’ është e shokuar dhe e shkatërruar’, ka njoftuar Ceo i kompanisë, Daniel Lamarre.

Të tjerë spektakle në Tampa, janë anuluar, ndërsa Cirku siguron bashkëpunim maksimal me autoritetet të cilët po hetojnë për rrethanat e aksidentit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: