TIRANË- Ndërsa protesta e opozitës vijon nën çadër, ata që duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës për sigurinë e qytetarëve janë policët. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gjetur një mënyrë për të falënderuar Policinë e Shtetit.

Basha u ka dhënë dorën punonjësve të policisë që ndodhen te Kryeministria,pranë çadrës së ngritur nga protestuesit e opozitës. Pasi ka takuar aktivistët e FRPD në tendë, kryetari demokrat ka shkuar në drejtim të efektivëve të policisë duke shtrënguar duart me ta. Ky gjest i kryedemokratit është përshëndetur nga të pranishmit me duartrokitje, ndërsa nuk mungonin as thirrjet “Policia është me ne”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/esmeralda.mulaj/videos/10211798019926533/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Basha ka qëndruar deri në orën 4 të mëngjesit me protestuesit dhe më pas është larguar për t’u kthyer përsëri. Protesta e djeshme e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk shënoi asnjë incident.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb