Një saudit, i cili u bë viral në internet pasi u hodh përpara një kamioni që po afrohet me shpejtësi si pjesë e një marifeti të rrezikshëm, është arrestuar pas incidentit.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë burrin, i cili në mënyrë të pashpjegueshme hidhet nga pjesa e përparme e makinës për t’i dalë në ballë kamionit me shpejtësi, duke e detyruar atë të dalë në korsinë tjetër për të shmangur goditjen.

Shoferi i bie borisë, ndërsa burri hedh duart lart në ajër me gëzim teksa kthehet nga rruga i pa dëmtuar.

Policia arrestoi individin e paidentifikuar pasi videoja u shpërnda në mediat sociale. Sipas “Khaleej Times”, i dyshuari është një adoleshent.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: