Në shumë qytete të Shqipërisë, aty ku kryeminsitri ka zhvendosë turin e tij të llogaridhënies është përballur me protesta nga mbështetësit e PD dhe FRPD.


Kështu ka ndodhur edhe sot teksa ky i fundit udhëtonte drejt Sarandës.
rama pritet me protesta 1
Mësohet se protestuesit nga PD dhe FRPD-ja e Sarandës dhe Delvinës e kanë pritur të parin e qeverisë tek ura e Gajdarit.

Në krye të protestuesve ishte deputetja e qarkut Vlorë Nada Mecorapaj.

Ata mbanin pankarta dhe thërrisnin kundër qeverisë ndërsa raportohet të kenë qëlluar në drejtim të tij edhe me midhje.

(m.a/BalkanWeb)

Etiketa: