Atletico Madrid ka hedhur një hap fals në kampionat pasi sot është ndalur me shifrat 1-1 kundër Girona-s. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ja ka bërë më të lehtë Barcelonës e cila nesër ka mundësinë ta dërgojë në +15 diferencën me ndjekësen më të afërt.

Takimi u zhbllokua në minutën e34-r nga Antuan Griezman po kjo nuk vlejti pasi Girona në të 73-n riktheu baraspeshën me Portu.

Tashmë jo vetëm nuk mund të mendohet për kampionat por Atletico rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë pasi një fitore e Valencia-s do t’i barazonte me pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb