Gonzalo Higuain na ka mësuar me golat e tij të panumërt që shënon kudo që luan, por falë emisionit italian “C’e posta per te”, argjentinasi ka zbuluar një pjesë tjetër të tij, atë të ndjeshmen.

Në pamje të parë i ftohtë ashtu siç është gjithmonë para portierëve, këtë herë sulmuesi i Juves ka arritur të përlotë jo vetëm një fans të tijë, por të gjithë studion.

Higuain u shfaq në studio për fansin e tij, Luixhin, i cili ndodhej aty së bashku me prindërit të cilët kishin rrëfyer për humbjen e djalit të tyre 17-vjeçar, edhe ai fans i argjentinasit.

‘El Pipita’ me t’u shfaqur emocionoi pa masë Luixhin, por së bashku më të edhe të pranishmit në studio. Si pasojë edhe 30-vjeçari e pati të pamundur t’i mbante lotët, ku më pas në fund zbuloi edhe dhuratën që kishte përgatitur. Dy bileta për për në Nju Jork, vend të cilin kishte pasur dëshirë ta vizitonte Salvatore.

“Me këto dy bileta do shkosh së bashku me bashkëshorten tënde në Nju Jork, dhe kështu do të keni me vete edhe vëllain tuaj të ndjerë”, iu drejtua ai Luixhit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: