TIRANË- Paralizohet qarkullimi i mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan pranë tunelit. Shkak është bërë një aksident në Bërzhitë, ku dy mjete kanë dalë nga rruga.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se nga aksidenti një prej mjeteve ka dyshime se ka derdhur vajë në rrugë, duke vënë kështu në rrezik drejtuesit e mjeteve, ndërsa disa prej tyre janë karamboluar.

Po ashtu mësohet se situata ka sjellë radhë të gjata nga Iba deri të tuneli i Kërrabës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb