Italia u mund mbrëmë me rezultatin 1-0 nga Suedia duke rrezikuar shumë kualifikimin për në Botëror, por përveç këtij fakti një episod tjetër pas ndeshjesh mori jo pak vëmendje.

Italiani në një moment pas një përplasje me një nga kundërshtarët u shtri në fushë me qëllim që gjyqtari t’a ndëshkonte me karton të verdhë. Deri këtu asgjë për t’u habitur por Chiellini në një moment tjetër fshehurazi shikon nëse plani i tij po realizohet dhe shtiret si i dëmtuar.

Video po bën xhiron në internet dhe sigurisht kjo jo në të mirë të mbrojtësit të Juventusit i cili në rrjetet sociale ka marrë kontestime nga tifozët që janë kundër veprimit të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: