Në një emision të transmetuar LIVE në një televizion në Rusi, një luftë fjalësh mes ligjvënësit gjerman Andreas Maurer dhe politikologut ukrainas, Dmitry Suvorov degradoi në dhunë fizike.

Fillimisht, konflikti filloi kur Muarer përmendi bombardimin që po ndodhin në rajonin verior të Ukrainës, Donbass, ku kanë vdekur së paku 200 fëmijë, por që u mohua nga Suvorov, i cili kërkonte fotografi si provë.

Në tentativën për të qetësuar Suvorovin, drejtuesi i emisionit, Andrey Norkin, tentoi që ta kapë atë për supi, nje situatë që krijoi tension në turmën e të ftuarve, duke bërë që disa të bien edhe në dysheme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb