TIRANE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në linjën e Saukut, që të çon në një qendër tregtare. Ka qenë një dëshmitar ai që ka denoncuar në ‘BalkanWeb’ dhunën që shoferi i autobusit me targa AA 076 SM ushtroi ndaj një pasagjeri.


Sipas dëshmisë së tij, sherri mes tyre kishte nisur pasi pasagjeri i kishte kërkuar shoferit që t’i hapte pak derën e autobusit, pasi vajza e tij ishte vonë për shkollë.

Në debat e sipër, ka nisur sherri mes tyre, ndërsa jashtë autobusit shoferi, që sipas denoncuesit quhej Lavdrim (Ladi) ka nisur të qëllojë në sy të vajzës së mitur pasagjerin. Për më tepër shihni videon e siguruar nga ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: