Kualifikimi i Anglisë në gjysmë finalen e kupës së Botës ka sjellë entuziazëm, gëzim por edhe vandalizëm në qytetet e Britanisë së Madhe.
Në fotot dhe video e publikuara nga Dailymail shfaqen tifozë të cilët kërcejnë mbi makina, autobusë, taksi dhe ambulance për të festuar fitoren e ekipit të tyre.
Disa te tjerë u morën përpara nga makina mbi të cilën udhëtonin duke u plagosur.
Disa të tjerë u arrestuan pas përleshjeve në rrugë. Rreshteri Wayne Baker i policisë së West Yorkshiore, e quajti një zhgënjim të madh reagimin e tifozëve anglez, duke e quajtur edhe turp kombëtar.
‘Vetëm ekipi i futbollit më bën të jem një anglez krenar, jo këto gjeste vandaleske që po shoh nëpër rrugët e qyteteve’ tha reshteri.
Mark Walsh nga Policia e Hampshire ka shkruar teksa publikon një foto të makinës së shkatërruar të ambulancës.
‘Ky është një mjet që duhet për ndihmën e shpejtë dhe duhen shumë para për ta sjellë atë në gjendjen e mëparshme në dobi të publikut’.
Shërbimi i Ambulancës së Londrës publikoi imazhet e dëmtimit të automjetit.
Ata shkruan: “Ne jemi të kënaqur me rezultatin e ekipit tonë, por kjo nuk justifikon aspak vandalizmat”.
Ja një galeri me foto nga festimet në Londër.
(da.xha/BalkanWeb)