Neymar ishte titullar në fitoren e thellë 7-1 kundër Celtic të mërkurën në “Champions League” dhe jo vetëm kaq, por braziliani shkëlqeu me dy golat duke përmbysur fillimisht shifrat para se shokët e skuadrës ta ‘masakronin’ ekipin skocez.


Në dhomat mikse të medias në stadiumin “Parce des Prince” prisnin me padurim gazetarët për t’i shkëputur një deklaratë lojtarit që nuk ishte i përzgjedhuri për intervistat pas ndeshjes. Me tu shfaqur Neymar pyetja më e përsëritur ishte për thashethemet që e shohin atë si një futbollist të Real Madrid.

25-vjeçari nuk e mori mundimin t’i përkthente përgjigje dhe madje i mërzitur nga pyetjet tha nëpër dhëmbë: “Zot më jep durim, nuk keni gjë tjetër për të folur?”

(e.k/BalkanWeb)

Etiketa: