Një përleshje e madhe ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Liverpulit mes tifozëve të futbollit dhe policisë.

Gota dhe karrige janë hedhur nga tifozët në drejtim të policisë në sherrin masiv në rrugët e sheshit të qytetit.

4 vetë u arrestuan ndërsa një tjetër u dërgua në spital për trajtim mjekësor pas plagëve të marra. Dëshmitarët thotë se përleshjet filluan pas mbërritjes së tifozëve të ekipit të Atalantës pasi qyteti pret sfidën Everton-Atalanta.

Sherri nisi pranë një klubi nate, me karrige, gurë e gota që hidheshin pareshtur mes njerëzve.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb