Leon Bailey është një nga talentet më premtues të “Bundesligës” që nga java në javë po bën për vetë mijëra tifozë. Talenti 20-vjeçar që luan për Bayern Leverkusen edhe sot në takimin kundër Hoffenhaim të fituar me shifrat 1-4 nuk ka kursyer asgjë nga repertori i tij.

Në minutën e 43-t të pjesë së parë futbollisti xhamajkan zhbllokoi takimin me një gol tepër të rrallë. Në pamundësi për tu kthyer nga porta Bailey goditi me thembër nga një distancë prej 12-t metrash dhe pjesa tjetër i përket historisë.

(sek 52:00)
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb