Të dielën në “Allianz Stadium” do të luhet sfida më e rëndësishme e sezonit në “Seria A” mes Juventusit dhe Napolit që domosdoshmërisht do të përcaktojë shumë për titullin kampion këtë sezon.

Natyrisht, që përpos rivalitetit në fushën e blertë mes lojtarëve do të ketë edhe në shkallët e stadiumit. Një video që po qarkullon së fundi në rrjetet sociale ka befasuar shumëkënd, por fatmirësisht për mirë.

Në një prej rrugëve të qytetit të Torinos janë ballafaquar dy tifozëritë e të dyja ekipeve. Kur pritej që të kërciste përleshja tifozët e dyja ekipeve fillojnë të përqafohen.

Kjo duket se është bërë me qëllim që të dërgohet një mesazh se çfarë do të ndodh nesër në fushë, nuk duhet të ndikoj në shkallët e stadiumit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb