Roma ka marrë një fitore të thellë 0-3 në transfertë sot kundër Spal, në takimin e vlefshëm për javën e 34 të “Seria A”.

Vedhekuqtë që të martën do të luajnë gjysmëfinalen e parë të “Champions League” kundër Liverpool, e zhbllokuan rezultatin në minutën e 33-t, falë një autogoli të Vicari.

Me fillimin e pjesës së dytë Naingola-n do të dyfishonte shifrat, ndërsa në minutën e 60-t Patrick Shick, çeku i blerë nga Sampdoria për 30 mln euro do të realizonte golin e parë në “Seria A” me fanellën verdhekuqe, dhe të tretin për ekipin.

Me këtë fitore Roma e mban të paprekur të paktën edhe për një javë vendin e 3-t në kampionat, duke hedhur një tjetër hap në luftën me Lazio-n dhe Interin për të siguruar një vend që të dërgon sezonin e ardhshëm në “Champions League”.

Roma ka 67-t pikë, Lazio 64-r dhe Inter 63. Skuadra ku luan edhe Thomas Strakosha si dhe zikaltërit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb