Në East Tennessee State University, profesori i psikologjisë Chris Dula, 48 vjec, është bërë i famshëm për një zakon të veçantë që ka. Ai ulëret një ‘Hello’ të zgjatur në fillim të çdo mësimi.

Docenti ka deklaruar se ka filluar këtë sjellje që në momentin kur kuptoi se të gjithë nxënësit e tij kishin këto karakteristika të veçanta, që i bënin ata interesant.

Dhe jo vetëm. Kjo ka qenë edhe një mënyrë për të ndryshuar mënyrën për ti parë gjërat, pas momentit kur ai zbuloi se vuante nga kanceri. Ai vendosi kështu të përballojë çdo ditë të jetës me pozitivitet dhe gëzim. Dula është aktiv në Twitter dhe në Youtube, ku i tregon çdo ditë studentëve të tij për gjendjen e tij shëndetësore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: